Demhasaj publikon faturën e fundit të tij, kërkon hetim të mirëfilltë

Zyra e Rregullatorit për Energji para disa ditësh ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh rrymë në muaj.
Arton Demhasaj, nga organizata Çohu ka publikuar faturën e energjisë elektrike që i ka ardhur për këtë muaj.
Demhasaj ka shkruar se për 12 ditë me tarifën e re ka shpenzuar 467kWh më shumë se sa për 16 ditë me tarifën e vjetër.
Postimi i plotë:
Leximin e njehsorit per muajin janar e kam pas me 24.01.2022.
Nga 24.01.2022 deri me 09.02 2022 jane 16 dite e kam hargjuar 799 kWh
Nga 09.02.2022 deri me 21.02 2022 jane 12 dite e kam hargjuar 1275 kWh! Pra me tarife te re edhe pse periudha ma e shkurter paskna hargju 476 kWh ma shume se sa periudha me tarif te vjeter edhe pse ma e gjate…
Spo e kuptoj qysh per 12 dite kam hargju ma shume me tarifen e re 1275 kWh se sa per 16 dite me traifen e vjeter 799 kWh…
Perveç rritjes se tarifes nga ZRrE, si duket KES/CO paska rrit edhe dallaveret… shprendarja e hargjimit sipas qefit dhe interesit te tyre… ketu duhet nje hetim i mirefillt nga Policia dhe Prokuroria.Edhe ma shtrejt edhe me rrejt po duket …