20:14 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Demi: Çdo 10 orë në Kosovë vdes një qytetar nga ndotja e ajrit

Agron Demi nga Instituti GAP përmes një postimi në Facebook ka dhënë statistikat shqetësuese të ndotjes së ajrit në Kosovë, të cilat thotë se janë të marra nga një raport i Bankës Botërore.

Sipas këtij raporti, çdo një orë e gjysmë regjistrohet nj rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuar nga ndotja e ajrit ndërsa çdo 10 orë vdes një qytetarë nga ndotja e ajrit.

Ky është statusi i tij:

Në Kosovë:

-çdo një orë e gjysmë regjistrohet një rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit;

– çdo 10 orë vdes një qytetar nga ndotja e ajrit;

-432 mijë euro është kostoja ditore e dëmeve nga ajri i ndotur.

Krejt këto të dhëna janë nga një raport i Bankës Botërore. Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që fëmijët të mbahen mbyllur dhe as dritaret të mos hapen, derisa ka tri ditë që vajza jonë 9 muajshe e sheh dritën vetëm përmes dritares, ashtu si mijëra fëmijë të tjerë.

E në ndërkohë, deputetët kanë në agjendë me aprovu ligjin i cili lejon importin e veturave që në Evropë shiten për hekur, Ministria e Mjedisit bën hajgare kinse s’po dihen shkaktarët e ndotjes e duhet me pritë një studim kah mesi i 2019, Qeveria sfidë kryesore e ka si me i siguru paret me ndërtu edhe një termocentral që na zgjatë ndotjen edhe për nja 40 vjet, e Komuna e Prishtinës ka katër vjet që smun e zbaton një plan mobiliteti për transportin publik në Kryeqytet./Indeksonline/