13:45 / E Diele, 19 Mars 2023 / LB

Demi: Dikur ata u mundojshin me na e shitë asociacionin si “NGO”, këta tash si “vetëmenaxhim”

Drejtori i hulumtimeve në Institutin GAP, Agron Demi, e ka komentuar takimin e mbrëmshëm në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Demi ka shkruar në Facebook se më herët pushtetet e kaluara u mundojshin me shitë asociacionin si “NGO”, ndërsa pushteti aktual si vetëmenaxhim.

“Ngase këta, sikur ata, llogarisin në injorancën e shumicës së popullsisë të cilët i qeverisin”, ka shkruar ndër të tjera Demi.