12:03 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Demi Lovato mesazh për Donald Trumpin: Do të paguash për heshtjen tënde!

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Demi Lovato, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për presidentin amerikan, Donald Trump.

27- vjeçarja bëri së fundi një deklaratë bashkë me miqtë e saj, Matthew Scott Montgomery dhe Sirah, transmeton Indeksonline.

Ajo foli për deklaratat e fundit të Trumpit, për angazhimin e ushtrisë në ndaljen e protestave, dallimin e raportimit midis CNN-it dhe Fox News-it,  e shumë çështje të tjera.

Në fund Demi dha edhe një mesazh për Donald Trumpin, duke i kërkuar atij që të jetë një udhëheqës që Amerika ka nevojë.

“Donald Trump, bëhu lideri që ne kemi nevojë të jesh. Unë në fakt po të lutem, sepse jemi të detyruar që të kemi ty president deri në nëntor, pastaj do të detyrohesh të paguash për heshtjen tënde, për mungesë së udhëheqjes dhe veprimeve”, ka shkruar artistja e famshme.

Ndërsa si shumë të famshëm të tjerë, aktorja ka shfrytëzuar ndikimin e saj që të bëjë thirrje kundër racizmit./Indeksonline/