22:09 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Demi Lovato në rehabilitim, nuk i ndahet ish i dashuri

Wilmer Valderrama është emërtuar si shkëmbi i Demi Lovatos, pasi thuhet se e ka vizituar vazhdimisht këngëtaren në rehabilitim.

Këngëtarja u shtrua në spital më 18 korrik, pasi u gjet nga një mbidozë droge në shtëpinë e saj në Hollywood Hills dhe që atëherë është kontrolluar në një qendër rehabilitimi për ta rimarrë veten, transmeton Indeksonline.

Sipas TMZ, Demi u transferua nga një qendër rehabilitimi në Bregun Lindor në një institucion tjetër të njohur botërisht për programet e tij të varësisë muajin e kaluar dhe është vizituar nga ish-i dashuri Wilmer.

Dëshmitarë okularë në një qytet të afërt treguan që ata kishin parë Demi dhe Wilmer në lokale të shumta, duke shtuar se dukej sikur çifti ishte në një marrëdhënie.

Aktori Wilmer, 38 vjeç, ishte një nga njerëzit e parë që vizitonte këngëtaren pas mbidozës së saj të drogës dhe u pa me makinën në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos vetëm një ditë pas incidentit./Indeksonline/.