18:01 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / AR

Demi Lovato tregon se ka identitet gjinor jo-binor dhe do të përdorë përemrat ata/atyre

Demi Lovato foli për herë të parë për identitetin gjinor jo-binar dhe u shpreh se do të përdorë përemrat ata/atyre. Në një postim në Twitter, Demi u shpreh:

“Ky vendim ka ardhur pas shumë shërimesh dhe vetë-reflektimesh. Ende po mësoj dhe po hyj në vetveve dhe nuk pretendoj të jem eksperte ose zëdhënëse. Po e ndaj me ju që ata atje të jenë në gjendje t’u tregojnë të dashurve të tyre se kush janë në të vërtetë. Ju lutem, vazhdoni të gjeni të vërtetat tuaja dhe dijeni se po ju dërgoj shumë dashuri në rrugën tuaj.”

Gjinia jo-binare është një term ombrellë për identitetet gjinore; këta njerëz nuk identifikohen vetëm/as si burrë apo si grua, mund të jenë diçka në mes ose përtej të dyja gjinive.

“Çdo ditë që zgjohemi, na jepet një mundësi dhe shans tjetër të jemi ata që duam dhe dëshirojmë të jemi. Unë kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime duke u rritur para të gjithëve ju…keni parë të mirën, të keqen dhe gjithçka në mes.”

Demi u shpreh se do të përdorë përemrat ata/atyre që përdoren për t’iu referuar personave që janë identifikuar me gjininë jo-binare. “Do të përdor ata/atyre për të përfaqësuar më së miri rrjedhshmërinë që ndiej në shprehjen time gjinore,” tha Demi.

Më parë, Demi e ka përshkruar veten si queer dhe seksualitetin si fluid duke thënë në vitin 2020 se “ende nuk e ka kuptuar”, ndërkohë që në 2017-n u kishte thënë prindërve se “e ka parë veten të përfundojë ndoshta me një grua”.

“Mendoj se dashuria është dashuri. Mund ta gjesh në çdo gjini.”