Demi Moore vazhdon rrëfimet, tashti për Brus Uillisin
Demi Moore thotë se ish-bashkëshorti i saj, Brus Uillis, donte që ajo të ishte nënë shtëpiake, ndërkohë që ai bënte çfarë donte.
Aktorja ka rrëfyer çdo gjë për lidhjet e saj në të shkuarën në një intervistë të veçantë me “Inside Out”.
Aktorja e filmit të famshëm “Fantazma” tha se me Brus Uillisin u njohën, u martuan dhe ishte shtatzënë vetëm brenda katër muajve.
Ishte çifti më i vëzhguar në vitet 1990, por edhe pse qëndroi bashkë 13 vjet, ajo thotë se Brusi donte vetëm të bënte çfarë të donte me jetën e tij, ndërsa Demi duhej të rrinte në shtëpi e të kujdesej për fëmijët.
