13:07 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deminerët e FSK-së me kapacitete të deminimit nënujor

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) ka realizuar Kursin Bazik të Zhytjes për pjesëtarët e EOD-së të FSK-së.

Qëllimi i mbajtjes së kursit të Zhytjes ishte përgatitja e pjesëtarëve të EOD-së me njohuri bazike të zhytjes,me mision aktivitetet e EOD-së nën sipërfaqe ujore.

Këtë trajnim e ka përfunduar edhe një pjesëtare e FSK-së që e bënë atë femrën e parë zhytëse në FSK.