75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

Demiri pret bashkëatdhetarë nga Kosova që punojnë dhe studiojnë në Izrael

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael Ines Demiri, ka pritur bashkëatdhetarët që punojnë dhe studiojnë në Izrael.

Demiri ka thënë se do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës për avancimin e pozitës së komunitetit kosovar në Izrael, shkruan IndeksOnline.

“Ishte kënaqësi që në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem prita bashkatdhetarë studentë e punonjës këtu në Shtetin e Izraelit. Do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës sonë për avancimin e pozitës së komunitetit kosovar në Izrael, për promovimin e Kosovës dhe vlerave tona dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përkatëse”, shkroi në Twitter.

Ndryshe, Demiri ka pritur në takim edhe ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj./IndeksOnline/