75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

“Demokracia në veprim” anulon misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Podujevë, shkak koronavirusi

Rrjeti i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në veprim” njofton publikun se, për shkak të situatës me virusin #COVID-19 dhe me qëllim të garantimit të shëndetit të vëzhguesve, ka marrë vendim të anulojë misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

“Duke qenë se procesi i votimit në thelb është aktivitet publik dhe në të involvohet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, #DnV vlerëson që është e domosdoshme që të merren masat e nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi.

Prandaj, DnV-ja kërkon nga presidenti i vendit, që bazuar edhe në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në bashkëpunim me Qeverinë, partitë politike garuese dhe KQZ-në, të rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftimin e DnV-së./Indeksonline