75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Demokracia Plus: Ministri Reçica, ka realizuar premtimin për rritjen e pensioneve 25%

OJQ Demokracia Plus nëpërmjet platformës “Qeverisja tani”, ka nsiur të publikojë premtimet zgjedhore të fushatës së vitit 2017, raporton Front Online

Sipas OJQ Demokracia Plus, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka realizuar dy premtime, përgjatë dy vjetëve qeverisjeje.

Premtimi për rritjen e pensioneve 25%, është realizuar, ndonëse nuk ishte paraparë në programin qeverisës.

Rritja e pensioneve bazike-sociale 20%, pensionet kontributdhënëse 15% dhe pensionet e parakohshme të “Trepçës” 20%.

Premtimi tjetër i realizuar nga MPMS-ja është pranimi i përvojës së punës për vitet 90-të.

Ky premtim ka filluar të realizohet nga muaji gusht 2019, ku dhe kanë nisur aplikimet.

Sipas Demokracisë plus, tri premtime janë realizuar pjesërisht nga MPMS-ja, premtimi: Pakoja sociale – Punësimi i 25 mijë familjeve përmes kontratës tre (3) vjeçare shtet-ndërmarrje, Fondi i vetëpunësimit dhe Zhdukja e pabarazisë sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët.