75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Demokratët dhe Socialistët në Shqipëri bëhen bashkë dhe formojnë Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Martyt

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste në Shqipëri vitet e fundit kanë pasur përplasje të shpeshta.

Por, duket se një çështje kombëtare i ka bërë ata bashkë. Indeksonline ka siguruar një dokument, ku tregohet se dy partitë kanë formuar një Komision të Posaçëm në lidhje me raporton e Dick Martyt.

Ky komision për detyrë do të ketë administrimin e dokumentacionit dhe  hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga Institucionet përkatës në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për bashkëpunim dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare ndërmjet veprimeve dhe mosveprimeve në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Më poshtë keni dokumentin e plotë të këtij vendimi./Indeksonline/