Demokratët të marrin Shtëpinë, Republikanët të mbajnë Senatin
Zgjedhjet afatmesme po afrohen në SHBA dhe numri i sondazheve po vazhdon të rritet.
Në shumicën e sondazheve Demokratët po favorizohen për të marrë Shtëpinë e Reprezentuesve kurse Republikanët të vazhdojnë me Senatin, transmeton Indeksonline.
Trump po bën një fushatë të rreptë, ku po kërkon që Republikanët të mbajnë kontrollin e Senatit. Presidenti do të ketë tetë kampanja në dhjetë ditët e ardhshëm.
Kurse Demokratët kanë një punë të vështirë për të rikthyer Shtëpinë e Reprezentuesve pasi që duhet të fitojnë 23 ulëse të reja. Përkundër kësaj ata po konsiderohen favoritë.
Zgjedhjet për Shtëpinë e Reprezentuesve dhe për Senat do të mbahen me 6 nëntor./Indeksonline/