Demolon shtëpinë dhe largohet, gruaja raporton burrin në polici

Një grua në Zveçan ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ai kishte demoluar shtëpinë dhe ishte larguar nga aty.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.