75 Mall Live Search
19:49 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Dëmtim horror në “FA Cup”, mesfushori anglez përplas qafën te shtylla

Një dëmtim horro, shkaktoi panik në ndeshjen e vlefshme për “FA Cup” mes Peterbroghut dhe Leicesterit. Mesfushori i skuadrës vendase Dany Loyd në tentativë për të shënuar, topi përplaset në krahun e tij dhe ai godet me qafë shtyllën pingule të portierit kundërshtar.

26-vjeçari pësoi një tronditje të rëndë dhe menjëherë u desh ndërhyrja e mjekëve. Disa minuta pas mjekimit, Loyd u ngrit në këmbë për të marrë mjekim më të detajuar jashtë vijave të fushës.

Pas mjekimit të specializuar, mesfushori vijoji lojën normalisht dhe për fat të mirë nuk pati asgjë shqetësuese.