75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

Dëmtime të shumta në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit, komuna nuk ndërmerr asgjë

Banorët e rrugës “Turgut Ozal” në lagjen Bajram Curri  në Prizren,  po ankohen që kjo lagje tash e sa kohë ka mbetur e neglizhuar nga pushtetarët.

Dy ankesat e tyre kanë të bëjnë me rrugët e prishura e me ndriçimin jo funksional.

Ata na adresë të IndeksOnline kanë treguar se si  rrugët e kësaj lagje me 8 mijë banorët  janë në gjendje të tmerrshme .

“Ende nuk ka asnjë intervenim nuk po e dimë se pse gjithë kjo neglizhencë ndaj lagjes me 8 mijë banorë,ndriqimi është i dëmtuar”, thonë banorët e kësaj lagje.

Ata madje frikësohen të kalojnë në mbrëmje përgjatë të mungesës së ndryshimit.

Më poshtë ju sjellim pamje: