75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 30 Maj 2023 / k.v

Dëmtimi i flamurit në Graçanicë, policia arreston tre persona

Pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara është bërë identifikimi dhe arrestimi i tre personave të dyshuar, transmeton IndeksOnline.

Ndaj personave të dyshuar: E.B., 22-vjeç, Sh.V., 22 vjeç dhe E.G., 31-vjeç, është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse./IndeksOnline/