75 Mall Live Search
21:36 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Dëmtohen hapësirat në sheshet e Prishtinës, paralajmërohen ndëshkime për fajtorët

Me të marr postin e drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri vazhdimisht publikon pamje të aksioneve të ndërmarra në këtë sektor.

Ai sonte ka publikuar në profilin e tij në Facebook fotografi të hapësirave të dëmtuara në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Tahiri paralajmëron se do të gjendet fajtorët që kanë bërë këto vepra të shëmtuara.

Më poshtë postimi  i Tahirit:

Aksionet e fundit të Inspekcionit për rend dhe rregull në Kryeqytet, me gjasë i kanë sjellë edhe këto reagime në njërën nga zonat kyçe – në shesh.

Do t’i shohim incizimet nga kamerat e sigurisë përreth, për t’i gjetur fajtorët. Sheshet, nuk do të jenë tregje! /Indeksonline/