75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / KV

Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë-Kosovë dhe vidhen 200 euro

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë, ku persona të panjohur kanë dëmtuar tre aparate për pagesa dhe kanë vjedhur rreth 200 euro.

Policia në raportin 24-orësh dërguar mediave ka treguar se rasti po hetohet nga njësitet përkatëse.

“Rruga “Besa Besë”, Fushë-Kosovë/ 22 shkurt 2026 –Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur janë dëmtuar tre aparate për pagesa dhe janë vjedhur rreth 200 euro. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24- orësh.