Dëmtohen varrezat e Ranillugut

Janë dëmtuar varrezat në fshatin Ranillug të Gjilanit.
Rastin në polici e ka raportuar një ankues.
Sipas ankuesit, disa varreza të fshatit janë dëmtuar nga persona të panjohur.
Në të njëjtën kohë, në muret e objektit fetar, që gjendet në këtë fshat, janë shkruar disa grafitë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.