75 Mall Live Search
22:55 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / SH F

Dëmtohen varrezat në Lladoc të Podujevës, policia në ndjekje të të dyshuarit

Disa pllaka të varrezave ishin dëmtuar të hënën në fshatin Lladoc të komunës së Podujevës.

Policia është duke e hetuar ngjarjen por ende nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.

Dëmtimin e pllakave të varrezave nuk e kanë përjetuar mirë familjarët, njofton Klan Kosova.

“Rënd e kemi përjetuar si një vdekje e dytë, ka qenë”, thotë Ilaz Zejnullahu që ju dëmtua pllaka e babait të ndjerë.

Ndërkohë gjatë kësaj të marte, në varrezat e Lladocit u pa edhe një person i dyshimtë, të cilin po e heton policia.