75 Mall Live Search
16:01 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Dëmtohet autobusi i skuadrës së Liverpoolit në Madrid

Autobusi i ekipit të Liverpulit është dëmtuar sot në Madrid.

Problemi erdhi pasi autobusi mori rrugën për në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Atletico Madrid.

Në tunelin e stadiumit, autobusi i Liverpulit u përplas me pengesa për shkak të gjerësisë së tij.

Klopp ka thënë se është i bindur që autobusi do të bartë kampionët e ri të Evropës në çfarëdo situatë që të jetë./Indeksonline/