75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dëmtohet gypi i ujësjellësit në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë

Gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ”Prishtina”  janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me rregullimin e tij atij gypi.

Derisa të rregullohet defekti, pa ujë të pijshëm janë rrugët: ”Hyzri Talla” dhe “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i diellit”.

Ndërkohë, ujësjellësi ka bërë të ditur se përirësimi pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.