Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor DN 250 mm në rrugën “Arbanasi”, pa furnizim me ujë kanë mbetur disa zona në Prishtinë.
Nga mungesa e ujit është prekur gjysma e Hajvalisë, Lagja “Qëndresa”, konsumatorët që banojnë prapa “Grand Store” si dhe Lagja “Premium”.
“Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohë sa më të shkurtër të mundshme”, ka njoftuar KRU Prishtina.

