12:50 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Dëmtohet gypi, rruga “Agim Ramadani” mbetet pa ujë

Për shkak të punimeve që janë duke kryer në rrugën “Agim Ramadani” ka shpërthyer një gyp ujësjemllësi.

Për shkak të dëmit që është shkaktuar në afërsi te Shtëpia e Sportit në kryeqytet tashmë qytetarët e kësaj zone kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Kjo është konfirmuar edhe nga KRU “Prishtina” që ankohet se në vazhdimësi po ballafaqohet me dëmtime në rrjetin e saj.

“Rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë nga ky moment mbetet pa ujë të pijshëm. Arsyeja është dëmtimi i sapondodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në reagimin e KRU “Prishtina”.