15:49 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / B O

Dëmtohet mesfushori i Kombëtares Shqiptare, mungesa e tij në tetor mund të jetë fatale!

Gjatë mbrëmjes së djeshme mesfushori i Espanyolit dhe i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës në minutën e 74-të të takimit.

24-vjeçari ka ndjerë shqetësime gjatë pjesës së dytë të lojës dhe është detyruar që të ngrejë duart lart dhe të bëjë me shenjë nga bankina për t’u zëvendësuar pasi nuk mund të vazhdojë dot. Pak sekonda më vonë ai është ulur në fushë dhe ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor.

Kundërshtarët e Alavesit nuk e ndalën lojën pasi mendonin se kjo bëhej për të vonuar lojën pasi rezultati ishte 1-0 në favor të Espanyolit të Bares.

Për probleme fizike mesfushori nuk ia ka dalë për të vazhduar dhe është ulur në bankinë ku mbante të lidhur mbas kofshës së djathtë një qese me akull.

Shpresojmë që të jetë thjesht një ngarkesë fizike për Baren dhe jo një dëmtim serioz për shqiptarin pasi koha nuk premton dhe në tetor luhen ndeshjet me të rëndësishme të Kombëtares.

Për Rejën, ai është një pikë e fortë në mesfushë dhe duhet të jetë i gatshëm për dy sfidat e tetorit ndaj Hungarisë dhe Polonisë.