75 Mall Live Search
17:16 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / MSH1

Dëmtohet një gyp i furnizimit, mbetet pa ujë një pjesë e Obiliqit dhe disa fshatra

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për dëmtimin e një gypi në Obiliq, e që për pasojë, në disa zona është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas KRU-së, gypi u dëmtua nga kontraktorë privatë, që kanë shkaktuar dëmin dhe nuk e kanë raportuar, transmeton IndeksOnline.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur: një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B ),

fshati Plemetin, fshatrat Prelluzhë dhe Hamidi” thuhet në njoftim.

Sipas KRU “Prishtina”, furnizimi me ujë të pijshëm do të rikthehet pas sanimit të plotë të dëmit.

“Kur të vjen uji në krojet tuaja mos e përdorni për pije deri në kthjellim” apelon KRU-ja./IndeksOnline/