14:10 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Dëmtohet ‘Ura e kaltër e dashurisë’ në Prizren

Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar veprën artistike “Ura e kaltër e dashurisë” në Prizren e cila që nga viti 2015 është shndërruar në një atraksion për banorët dhe vizitorët e këtij qyteti.

EC Ma Ndryshe fton organet e rendit në Prizren që të hetojnë këtë rast dhe mbesim me shpresën që përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Organizata poashtu kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.