75 Mall Live Search
15:44 / E Martë, 04 Qershor 2024 / L K

Dëmtoi disa varreza, arrestohet një person në Gjilan

Sot policia e Kosovës ka arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb, pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i njëjti me datë 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dëmtim i varrezave’’, rast i cili është proceduar në prokurorinë themelore.