Dëmton ventilet e Iber Lepencit, arrestohet një person

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi i njëjti ka dëmtuar ventilet dhe pusetat e lumit Ibër Lepenc, të cilat shërbejnë për ujitje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fsahtin Baicë të Gllogocit, dje rreth orës 11:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëmtuar ventilet dhe pusetat e Ibër Lepencit të cilat shërbejnë për ujitje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.