17:40 / E Diele, 12 Mars 2023 / AR

Dendias takohet edhe me Gërvallën, flasin për dialogun

Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kanë qenë tema diskutimi mes ministrit të Jashtëm grek Dendias dhe kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kështu ka njoftuar kryediplomati grek përmes Twitterit.

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.