Dendoncker arrin për vizita mjekësore në Itali, pritet zyrtarizimi te Napoli

Mesfushori i Aston Villas, Leander Dendoncker sapo ka mbërritur në “Villa Stuart” të Romës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Napolin .
Reprezentuesi belg është në prag të bashkimit me kampionët aktual të Serie A, Napoli, në formë huazimi me të drejtë blerje.
Napoli arriti një marrëveshje me Aston Villa të martën, kështu që 28-vjeçari zbarkoi në Romë të nesërmen për t’iu nënshtruar mjekësore në “Villa Stuart”.
Dendoncker do të nënshkruajë kontratën me Napolin pas ekzaminimeve mjekësore në kryeqytet.