Dënim qesharak për trajnerin gjerman, për “sjellje jo sportive” detyrohet të stërvisë ekipin e vajzave

Trajneri i Borussia Monchengladbachut, Heiko Vogel, ka marrë një dënim të çuditshëm nga skuadra e tij.
Për 6 javë ai është urdhëruar të stërvisë ekipin e vajzave.
Ky ndëshkim i bëhet pas sjelljes jo sportive të Vogel ndaj gjyqtarit Marcel Benkhoff në fitoren 2-1 kundër Bergisch Gladbachut në divizionin e 4-të të futbollit.
Përveç që është detyruar të stërvisë me vajzat, 44-vjeçari Vogel duhet të paguaj gjobë 1.500 euro.
/Indeksonline/