22:57 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dënime të mëdha për KB Trepçën, pas ndeshjes me KB Rahoveci

Javën e kaluar u luajt ndeshja në ligën vendore të basketbollit mes KB Trepçës dhe Rahovecit e cila përfundoi në mënyrë dramatike, ku fitore shënuan ‘Vreshtarët’ me rezultat 77-78.

Përveç dramës, në këtë ndeshje pati edhe sjellje të pahijshme sportive nga skuadra e KB Trepçës, transmeton Indeksonline.

Për këto sjellje, ka marrë vendim Federata e Basketbollit të Kosovës. Ata i kanë shqiptuar dënime të mëdha skuadrës nga Mitrovica.

Për hedhje të gjësendeve të forta në fushë, dënimi ka qenë 300 euro, ndërsa për organizim të dobët ka marrë dënim 150 euro.

Kurse për sjellje jo sportive ndaj personave zyrtarë të ndeshjes me 500 euro është dënuar presidenti i skuadrës, Naim Hajrizi, kurse me 300 euro për të njëjtën arsye është dënuar edhe Izet Tahiri i Trepçës.

Tutje, KB Trepça është dënuar që ndeshje e ardhshme si vendas ta zhvillojë pa shikues./Indeksonline/