Dënimet minimale dhe mungesa e harmonisë mes institucioneve po e dëmtojnë luftën kundër trafikimit

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) për trafikimin me qenie njerëzore e ka theksuar qartë mangësinë e harmonisë mes institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe dënimet minimale që shqiptohen nga gjykatat ndaj trafikantëve.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka theksuar se ky raport duhet të shërbejë si alarm për institucionet e Kosovës që të forcojnë kapacitetet njerëzore, trajnimet dhe mbështetjen teknologjike për të luftuar më fuqishëm këtë fenomen.
“Në bazë të raportit të DASH është e qartë e përcaktuar ajo që sistemi prokurorial, gjyqësori dhe policisë së Kosovës nuk ka një harmoni të duhur, nuk ka një aktivitet të mbështetjes për të qasur problematikës në aspektin etiologjik dhe fenomenologjik të kësaj problematike që shfaqet. Por edhe njëkohësisht edhe dënimet të cilat ishin shqiptuar nga sistemi gjyqësor nuk ishin në përputhje të interesave të përgjithshme”, tha ai.
Shala ka kritikuar edhe dënimet e ulëta dhe mungesën e përgatitjes së stafit profesional në këtë fushë.
“Pra dënimet ishin minimale, njëkohësisht përgatitja e personelitadekuat për të mbarvajtur qoftë aspektin me trafikimin me qenie njerëzore, qoftë të aspektit i margjinalizon grupet etnike të caktuara në Kosovë kanë ndikuar qartazi që DASH të jetë një zë kritik por njëkohësisht edhe lavdëruese. Në të njëjtën kohë për sa i përket përcaktimit të direktivave përkatëse sa i përket përcaktimit të interesit strategjik për një ambient të sigurt i cili bazohet në premisa”, theksoi Shala.
Sipas tij, planet dhe dokumentet strategjike të institucioneveduhet të përfshijnë kërkesat dhe rekomandimet që burojnë nga raporti i DASH-it.
“Pa dyshim planet strategjike dhe në dokumentet strategjike me të cilën operojnë dhe veprojnë institucionet përkatëse duhej që t’i inkorporojnë kërkesat dhe rekomandimet. Njëra nga kërkesat do të jetë shtimi i kapaciteteve humane për t’i mbajtur nga kërcënim real dhe faktik. Dhe njëkohësisht trajnimet e avancuara dhe mbështetja teknologjike do të jenë kruciale, njëkohësisht sistemi gjyqësor duhet që të jetë rigoroz sa i përket jo dënimit minimal por të jetë një dënim i cili e përcakton peshën e veprës penale e cila është kryer”, tha Shala.

Në raportin e publikuar më 29 shtator, Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Kjo kategori përfshin vendet ku qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme, por ende nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare. Në të njëjtën kategori janë renditur edhe Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Raporti vlerëson se Kosova ka rritur përpjekjet në krahasim me vitin e kaluar, duke përfshirë ndjekjen penale të më shumë personave të dyshuar për trafikim dhe identifikimin e një numri më të madh viktimash. Po ashtu, është rritur financimi për mbështetjen dhe kompensimin e viktimave. Megjithatë, sipas DASH-it, dënimet e ulëta për trafikantët dhe mos zbatimi i ligjit në mënyrë të rreptë mbeten sfidat kryesore. Raporti ka ngritur shqetësime edhe për rastet e fëmijëve të detyruar për të lypur, të cilat shpesh trajtohen si keqtrajtim aponeglizhencë, e jo si trafikim.
Kategoritë më të cenueshme ndaj trafikimit, sipas raportit, janë gratë, vajzat, fëmijët nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian, personat LGBTQ+, migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët. Shumë prej tyre shfrytëzohen për trafikim seksual, punë të detyruar dhe lypje.
Raporti kujton se ligji në Kosovë parashikon dënime deri në 15 vjet burg për trafikimin e qenieve njerëzore, por zbatimi i tij vazhdon të mbetet i mangët.