16:21 / E Enjte, 04 Maj 2023 / Gj. Sh

Dënimi i Messit, Galtier dëshiron ta ketë në tre ndeshjet e fundit

Futbollisti Lionel Messi është dënuar nga klubi i PSG-së me dy javë pezullim.

Kjo për shkakin se sulmuesi argjentinas kishte udhëtuar pa lejen e klubit drejt Arabisë Saudite, shkruan IndeksOnline.

Por trajneri i PSG-së, Christopher Galtier shpreson që të ketë Messin në dispozicion M për tre ndeshjet e fundit pas pezullimit.

Ai nuk e ka diskutuar vendimin e fundit të klubit, por është shprehur i gatshëm të bisedojë rreth kësaj qështje me Messin, dhe dëshiron që ai të luaj në ndeshjet e fundit nëse është në formë.

Që nga shpallja e pezullimit të tij të martën, Messi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e planifikuar për të mërkurën. /IndeksOnline/