75 Mall Live Search
16:28 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Gani Nitaj

Dënimi i Murat Dernjanit me 20 vjet burgim, reagon Ambasada Gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas dënimit me burgim të kosovarit Murat Dernjani për krime kundër njerëzimit në Irak e Siri.

Ambasada gjermane tha se ky është moment tepër i rëndësishëm për drejtësinë kosovare dhe për inovacionin gjyqësor në Kosovë.

“Për herë të parë, një dëshmi me video është pranuar si provë në një gjykim në Kosovë”, njoftoi ambasada, duke shtuar se ky përparim procedural ka mundësuar që të mbijetuar në Gjermani të dëshmojnë nga distanca, në ndjekje të drejtësisë.

“Kjo kontribuoi drejtpërdrejt në dënimin me 20 vjet burg të Murat Dernjanit, ish-anëtar i ‘Shtetit Islamik’, i cili u dënua për krime kundër njerëzimit ndaj vajzave jazide në Siri dhe Irak”.