Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po tenton ta njollosë luftën e UÇK-së
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar për Klan Kosova se besojnë në pafajësinë e bashkëluftëtarit Gjelosh Krasniqi, i cili është dënuar me 15 vjet burgim në mungesë nga Gjykata e Beogradit.
Ai tha se pretendimet e akuzat që ia drejton shteti serb janë të pabaza dhe të pavërteta.
Sipas Sylës, kjo nuk është diçka e re, duke e ditur që Serbia vazhdimisht tenton ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së, njofton Klankosova.tv.
Ai theksoi se Gjelosh Krasniqi, përveç që vetë doli në mbrojtje të vendit në kohën më të vështirë, është edhe vëllai i dëshmorit, Gjergj Krasniqi.
“Lufta jonë ka qenë e drejtë. UÇK-ja nuk ka bërë krime. Jemi krenarë me çdo luftëtar të UÇK-së. Me luftën speciale të Serbisë jemi duke u ballafaquar çdo ditë prej ditës së çlirimit të Kosovës”, u shpreh Syla.
Lajmin për dënimin e Krasniqit nga Gjykata e Beogradit në mungesë mund ta gjeni në linkun si në vijim.

