14:22 / E Premte, 10 Maj 2024 / L K

Gjobitet për kanosje me 400 euro, reagon Kusari-Lila: Drejtësi selektive e Kosovës!

Gjobitet me 400 euro për kanosje ndaj Mimoza Kusari-Lilës e ka shtyr këtë të fundit të reagoi, duke e quajtur drejtësinë në Kosovë si selektori.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se kanosja e Ganimete Musliut është dënuar me 6 muaj burgim, ndërsa kanosja ndaj saj është dënuar me vetëm 400 euro gjobë.

“Drejtësia selektive e Kosovës
Në Republikën e Kosovës kanosja e një deputeteje të PDK-së përmes mesazhit, apo një deputeti të LDK-së, dënohet me gjashtë muaj burgim, ndërsa në rast të marrëveshjes me katër muaj burg apo 2,000 euro gjobë.
Ndërsa, inkuadrimi LiVE në televizion kombëtar dhe veprimi i kanosjes dhe nxitjes e urrejtjes për një deputete të LVV-së, të ofron mundësinë e marrëveshjes me prokurorinë, hedhjen poshtë të njëres vepër penale, si dhe uljen e dënimit me gjobë në vlerë prej 400 €.
Të tria aktgjykimet e sipërpërmenduara janë nga i njejti gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Driton Berisha.
Në rastin tim, gjyqtari Driton Berisha, përveç se rolin e gjyqtarit, në seancë e mori edhe rolin e mbrojtësit të të pandehurit, siç dëgjohet edhe në videon e postuar ditë më parë.
Me këto dënime, konfirmohet drejtësia selektive e aplikuar, e cila kryekëput varet nga përkatësia politike e palës së dëmtuar.
Këtu ka çdo gjë, pos gjykim të drejtë dhe drejtësi nuk ka”, thuhet në reagimin e Kusari-Lilës./Indeksonline/