75 Mall Live Search
17:40 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Denis Haliti largohet nga FC Drita

Mbrojtësi i Dritës, Denis Haliti përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi largimin e tij nga kjo skuadër.

Haliti tha se kishte kaluar një kohë të mrekullueshme në këtë skuadër së bashku me drejtuesit e klubit, bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët e mrekullueshëm “Intelektualët”.

Po ashtu ai u shpreh falënderues për besimin që kanë pasur në të, kurse  në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën Haliti tha se do ta bëjë shumë shpejt publike./Indeksonline/