Dënohen me nga 700 euro dy therrtore në Gjilan, hodhën gjak në lumin “Mirusha”

IndeksOnline raportoi mbrëmë se në lumin “Mirusha” dyshohej se janë hedhur gjak i kafshëve nga therrtoret në komunën e Gjilanit.
Kryetari i kësj komune, Alban Hyseni, ka njoftuar se janë dënuar dy therrtore me nga 700 euro për ndotjen e lumenjëve me gjak dhe me mbetje fundrrinore, shkruan IndeksOnline.
“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi.
Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/



