11:16 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Dënohet burri që përdhunoi dhe e la shtatzënë fqinjën 15-vjeçare

4.8 vite burg ka vendosur gjykata e Korçës për 54-vjeçarin Ligor Biba i cilia përdhunoi dhe la shtatzënë fqinjën e tij 15-vjeçare.

Fillimisht Prokuroria kërkoi 8 vite burg për fqinjin monstër.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Pogradecit, ndërsa Biba ka pranuar fajësinë, pas rezultateve të analizës së ADN-së që treguan se ai ishte babai i fëmijës, duke përfituar uljen me 1/3 të dënimit si pasojë e aplikimi të gjykimit të shkurtuar.

Vajza e këtij të fundit është shprehur se këto akuza janë të pabaza, ndërsa fqinjët e tij thanë se nëse nuk vepron drejtësia do bëjnë vetëgjyqësi.