75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / k.v

Dënohet i akuzuari për vjedhje të rëndë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.A., për vjedhje dhe vjedhje të rëndë.

Sipas Gjykatës ai është fajtor sepse me datë 12.06.2022 gjatë periudhës kohore 13:30 -16:20 min, në Prizren, në rr. Tahir Meha”, saktësisht në objektin fetar -xhaminë “Sinan Qatip”, i pandehuri, me qëllim që vetes apo tjetrit ti sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit O.B (imam i xhamisë), në atë mënyrë që duke shfrytëzuar kohën e përshtatshme, hyn mbrenda në objektin fetar-xhami, dhe gjatë kontrollit me mjet të përshtatshëm e zhvendos nga muri kasaforten metalike e cila kishte të holla në shumën prej 300 eurove, pastaj pa u verejtur largohet nga vendi i ngjarjes duke e marr kasafortën dhe të hollat të cilat ishin mbrenda saj, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material.

Me këtë rast ai ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 par.2 të Kodit Penal.

Ndërsa në rastin tjetër, mdatë 22.05.2022, rreth ores 01:30 min, në Prizren, në rr.Brahim Osmanaj, personit tjeter ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vehte apo për personin tjeter, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm- mosprezencen e të dëmtuarit B.K, merr motoçikleten e markes “Peda”, të cilën i demtuari e kishte lënë afër banesës së tij dhe pasi që motoçikleta nuk kishte çelës e shtyn deri në rr.Ibrahim Rugova, ku edhe ndalohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material.

Me këtë rast ka kryer veprën penale – vjedhje, nga neni 313 paragrafi.1 të Kodit Penal.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:

Për veprën penale vjedhje e rëndë:

  • Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim me burgim do të i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.14.06.2022 e deri më 14.07.2022.
  • Për veprën penale vjedhje:
    Dënim me GJOBË në shumën prej treqind (300) euro
    Dënim me KUSHT ashtu që i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti nëse i akuzuari nuk do të kryen vepër tjetër penale
    Po ashtu të akuzuarit, gjykata me aktvendim të veçantë jashtë seance ia ka ndërprerë masën e paraburgimit që nga data 13.07.2022.
    Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
    Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.