13:41 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndëshkohet Ismet Munishi

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, pas protestave të vazhdueshme ndaj gjyqtarit Kasumi, në kryederbin e javës ndaj Dritës.

Komisioni diciplinor i garave ka vendosur që të pezullojë me dy takime Munishin.

“Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; dënohet me 2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit në klub – në udhëheqjen e ekipit”, ka shkruar disiplinori i FFK-së.

Derbi që u luajt në Gjilan, ishte caktues deri në këtë pikë të garave për liderin, takimi u mbyll 2 me 0 në të mirë të vendasëve, me ç’rast Drita mori kreun.

Për Munishin kjo nuk është hera e parë që privohet nga ushtrimi i detyrës në të parin e stolit.