Dënohet krimineli serb që kishte kryer krime në Bosnje dhe Hercegovinë
Ish luftëtari serb Zdravko Lubarda është dënuar me gjashtë vite burg nga gjykata boshnjake.
Ai ishte i akuzuar për persekutimin e civilëve mysliman boshnjakë gjatë viteve 1992-1993 në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton Indeksonline.
Gjykata e arsyetoi dënimin e lehtë ndaj Lubarda me arsyen se nuk kishte brutalitet në krimet e bëra, transmeton Indeksonline.
Zdravko Lubarda u lirua nga akuza për zhdukjen e një boshnjake në vitin 1992.
Në këtë gjykim përveç Lubardas i akuzuar ishte edhe një policë rezervë me emrin Ozren Planojeviç.
Gjykata e liroi Planojeviç nga të gjitha akuzat.
Ish luftëtari i Serbisë, Zdravo Lubarda ka mundësi të apeloj ndaj vendimit të gjykatës./Indeksonline/