Dënohet me 15 muaj burg mjeku Dervish Hasi

Gjykata e Tiranës dënoi me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi. Mjeku u fajësua për veprën penale të “dhunës në familje”.
Kardiokirurgu 43-vjeçar, i cili mbante në banesën e tij tri gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, u dyshua edhe për shfrytëzimin e një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
Fillimisht ai u akuzua për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”, por gjatë gjykimit vepra penale ndaj tij u rikualifikua në “dhunë në familje”. (A2 Televizion)