75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / LB

Dënohet me 700 euro mërgimtari që e kërcënoi me jetë Vehbi Kajtazin

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një person që e kishte kërcënuar me jetë është dënuar me 700 euro.

Kajtazi ka thënë se i dënuari jeton në Paris dhe në momentin që ka hyrë në kufi e kanë arrestuar.

“Dje me erdhi nje vendim gjykate. Nje person qe me ka kercenu me jete eshte denuar 700 euro. Tipi jeton ne Paris. Ne momentin qe ka hy ne kufi e kane arrestu. Kish kerku falje, ndonese une nuk kam qene ne séance”, ka shkruar Kajtazi.