75 Mall Live Search
16:06 / E Martë, 05 Korrik 2022 / B O

Dënohet me burg përjetë Sokol Mjacaj, vrau dy turistët çekë në Theth

Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit, pranë Thethit, është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ka pranuar autorësinë e ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, duke thënë se gjithçka e kishte bërë për grabitje.

Mjacaj kishte bërë rekurs për vendimin e shkallës së parë, i cili ishte po me burgim të përjetshëm, dhe sot është marrë vendimi në Apel.

Autori i vrasjes së dy turistëve do të qëndrojë në burg përjetë, për krimin makabër që tronditi vendin shtatë vite më parë.