20:14 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / S Z

Dënohet me burg shqiptari në Holandë, i ujiste kanabisin një bande të drogës në këmbim të ushqimit

Prokuroria e Holandës ka kërkuar 18 muaj burg për një shqiptar i cili u arrestua në një shtëpi bari, e cila u gjet nga autoritetet në shkurt të këtij viti.

Një banesë kishte kthyer një apartament në një shtëpi bari ku u gjetën gjithsej 300 bimë kanabisi.

Para hetuesve shqiptari ka rrëfyer se ndodhej në Holandë në mënyrë të paligjshme dhe se banda e drogës i kishte mundësuar një strehë dhe ushqim në këmbim që ai të ujiste bimët e kanabisit.

Shqiptari mbahet në burg që prej arrestimit. Të mërkurën, ai doli në gjyq ndërsa avokati tij tha se shqiptari e ka kuptuar gabimin.