75 Mall Live Search
16:40 / E Enjte, 28 Janar 2021 / B O

Vrau ministrin që mbështeste emigrantët, dënohet me burg të përjetshëm ekstremisti gjerman

Gjykata e Frankfurtit i ka dhënë dënimin maksimal Stefan Ernst për vrasjen me gjakftohtësi të Uolter Lubke, përfaqësuesit pro emigrantë të partisë konservatore të kancelares Merkel.

Dënimi me burgim të përjetshëm u dha për të kufizuar uljen e dënimit. Autori i vrasjes do të qëndrojë në qeli minimalisht 15 vjet. Gjithashtu u dënua gjithashtu dhe Markus Hartmann, tjetër ekstremist i të djathtës por vetëm se ka shkelur ligjin për armëmbajtje.

Kjo vrasje me paramendim është krimi i parë politik kundër një politikani nga ekstremi i djathtë në më shumë se 60 vite.

Përfaqësuesi politik i qendrës së djathtë u vra me armë zjarri nga Ernst, i cili e pranoi krimin, në vitin 2019. Lübke kishte jetuar në Kesel dhe mbante hapur një qëndrim pro emigrantëve, sidomos sirianëve, dhe u kthye në një objektiv për kritikat ksenofobe.